Beteja me flakët po vijon në të gjithë kurorën e Shëngjinit. Ndërkohë flakët rrezikojnë edhe varrezat, ndërsa banorë e zonës janë angazhuar për ti mbrojtur ato. Gjithashtu flakët po i afrohen edhe banesave, ndërsa banorë të zonës janë angazhuar në një operacion, krah pjesëtarëve të zjarrfikësve dhe ushtarëve, për fikjen ose lokalizimin e flakëve.
Banorëve iu është kërkuar të evakuohen nga Shëngjini dhe Rana e hedhun, ku situata paraqitet më e rënduara. Në luftë me flakët janë angazhuar edhe dy avionë në kuadër të ndihmës së mekanizmit të BE-së, kundër zjarreve. Një helikopter Cougar i FA-së gjithashtu është angazhuar në operacionin për fikjen e zjarrit, së bashku me dy avionët e ofruar nga BE.
Ekipet zjarrfikëse janë angazhuar në operacionin për lokalizimin e flakëve, për të mos lejuar që zjarri të arrijë në banesa që janë vetëm pak metra larg flakëve. Po ashtu në lagjen e Portit është një depozitë gazi rreth 5 mijë litra, por tha se ajo është e siguruar nga strukturat e policisë së shtetit, që kanë krijuar një zonë sigurie.