Rama: Major shqiptar bie me helikopterin e drogës në Spanjë

423
Sigal

TIRANE – Një helikopter që transportonte drogë nga Maroku drejt Spanjës është rrëzuar nga strukturat e gardës civile spanjole, ku për pasojë kanë mbetur të vrarë dy pilotët, njëri prej tyre major i Shqipërisë. Lajmi u bë fillimisht publik nga kryeministri Edi Rama në sallën e Kuvendit. Më pas u mësua identiteti i majorit të vrarë, Sokol Feka.

Lajmi u deklarua nga kreu i qeverise ne nje moment qe opozita sulmonte mazhorancen per lidhje me krimin, e ky kryeministrit Rama iu desh te theksojse se grindja politike per kete ceshtje eshte e kote, mbi te gjitha kur majori Feka eshte instruktuar ne Forcat e Armatosura prej 18 vitesh.

“Më duhet ta nis me një ngjarje në Spanjë, ku strukturat e gardës civile spanjole kanë rrëzuar një helikopter me drogë nga Maroku drejt Spanjës, major i Shqipërisë. Duke marr shkas nga kjo kam pyetje të thjeshtë, ky major është instruktuar në Forcat e Armatosura prej 18 vitesh, gradën e ka marrë ne vitin 2009. Një ndër pilotët me të besuar të FA. Çfarë sensi ka që ne t’i hyjmë një grindjeje, a është i joni a është. Përpjekje absurde për të mohuar një avancim serioz, të gjithëpranuar botërisht në një luftë të paepur të shtetit me krimin, dhe posaçërisht me drogën”, – tha Rama. 

Helikopteri transportonte 1 ton hashash nga Maroku drejt Spanjes, u perplas me nje shtylle elektrike
Helikopteri që tentonte të transportonte kontrabandë një ton hashash në provincën e Malagës në Spanjë është rrëzuar pas përplasjes me një shtyllë të energjisë elektrike ndërsa ndiqej nga policia.  Autoritetet kanë rekuperuar trupat të cilët janë tepër të dëmtuar pranë malit Cortes de la Frontera ndërsa janë dërguar në institutin mjeko-ligjor të Malagës. Policia spanjolle deklaron se po punohet për të përcaktuar sasinë e saktë të hashashit që po transportohej. 

Policia u vu ne ndjekje te helikopterit, levizte pa autorizim
Incidenti ndodhi pasi helikopteri në ngjyrë të zezë ndiqej nga një helikopter i Rojes Civil-Guardia Civil ndërsa kryente fluturim të paautorizuar.

Po sipas mediave, gjatë kërkimit oficerët spanjollë humbën gjurmët e helikopterit dhe iu desh të rikthehen në bazë. Të nesërmen pasi u kthyen në pozicionin e fundit të helikopterit, Guardia Civil zbuloi mbeturinat e helikopterit.