Parlamenti përkujton Holokaustin fton trupin diplomatik të Izraelit

445
Sigal

TIRANE – Kjo e enjte parlamentare nuk ka qënë aspak e zakontë pasi seanca plenare nisi ndryshe duke qënë se korespodonte me ditën përkujtimore për viktimat e holokaustit. Seancës së sotme të Kuvendit të Shqipërisë i ka paraprirë një ekspozitë në nderim të viktimave të Holokaustit, të vendosur në fasadën hyrëse të godinës së Kuvendit.

Ndërkaq para nisjes së seancës plenare është zhvilluar një ceremoni e posaçme për të përkujtuar viktimat e holokaustit, ku ka marrë pjesë dhe ambasadori i Shtetit të Izraelit në Shqipëri, Cohen. Përfaqësia diplomatike e ambasadës së Izraelit në vendin tonë ishte e pranishme në sallën e kuvendit ku, ambasadori i i izraelit David Cohen mbajti fjalën e tij në lidhje me ditën e Holokaustit. I pari që nisi fjalën ishte kryetari i kuvendit Ilir Meta i cili u shpreh se në këtë ditë po përkujtohet një nga momentet më të errëta që ka njohur historia.

Duke u fokusuar në mbështetjen që shqiptarët i kanë dhënë hebrenjve në luftën e dytë botërore, Meta tha: “Shqipëria është vendi ku hebrenjtë që erdhën e u strehuan ishin të shumtë dhe ne sot duhet të jemi krenarë për këtë”. po ashtu kreu i Kuvendit shprehu mirënjohjen për të gjithë ata që kontribuuan në strehimin e hebrenjve duke sakrifikuar pasi ishte e njohur politika e kohës kundrejt atyre që strehonin hebrenjtë.

Ndërsa deputetja Valentina Leskaj theksoi faktin se humanizmi me të cilin shqiptarët kanë ndihmuar hebrenjtë është i pashoq dhe kjo ditë duhet të shërbejë që të kujtohen me nderim dhe përulje të gjitha viktimat e Holokaustit. “Një qasje e re në marrëdhëniet mes Shqipërisë e Izraelit” – kështu u shpreh deputetja socialiste Leskaj. Me një status të veçantë atë të ambasadorit të Izraelit, David Cohen u shpreh se ndjehet krenar që ndodhej në Kuvendin e Shqipërisë në një ditë përkujtimore si kjo që për popullin e tij është mjaft e rëndësishme pasi kujton një histori të dhimbshme.

Cohen theksoi se është e pamundur që edhe sot të kuptohej shkaku i urrejtjes naziste ndaj hebrenjve, por megjithatë Shqipëria është vendi me rekordin më të mirë për heroizmin e treguar. “Epidemia e urrejtjes ende sfidon, s’mund të rrimë në heshtje, bota sot është duke luftuar për të fituar paqen e drejtësinë”- tha Cohen duke lënë të kuptohet se kjo është një luftë e hapur që ende nuk është mbyllur.