QKR padit Gjin Gjonin në prokurori. Akuzohet për dokumente fiktive dhe falsifikim

490
Sigal

Pas akuzave për fshehje të pasurisë të bëra nga ILDKPKI, një tjetër kallëzim penal shkon në Prokurorinë e Tiranës në emër të gjyqtarit të Gjykatës së Apelit, njëkohësisht anëtar i KLD-së, Gjin Gjoni. Gjyqtari akuzohet për dokumente të falsifikuara dhe fiktive të deklarimit të pasurisë së tij, duke bërë që të zotërojë aksione në mënyrë aktive që prej 2010, ndonëse ishte në konflikt interesi me detyrën e tij. Përmes një njoftimi për shtyp të bërë publik sot ILDKPKI thotë se, falsifikimi i këtyre dokumenteve është bërë “me qëllimin e vetëm shmangien nga përgjegjësia e rëndë ligjore që ka në ushtrimin e funksionit të Gjyqtarit të Apelit dhe Anëtarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë në papajtueshmëri të plotë me Kushtetutën dhe ligjet organike, si dhe duke vazhduar ushtrimin e këtyre funksioneve në konflikt interesi, duke zotëruar aksione në mënyre aktive prej vitit 2010.”Duke e quajtur një rast shumë të rëndë, ILDKPKI kërkon që të bashkohen në një dosje të vetme kallëzimi i bërë nga QKR dhe kallëzimi i bërë nga ILDKPKI.