Qëllohen me armë shotgun dy djemtë e komunarit të Farkës

486
Sigal

TIRANË –Sulmohet me armë automjeti i djemve të kreut komunës Farkë, Fatbardh Plaku. Dy persona me motorr mësohet se kanë qëlluar makinën në ecje të djemve kryekomunarit të Farkës. Dy djemtë e kryetarit të Fatbardh Plakut janë F. Plaku dhe K. Plaku, 19 dhe 11 vjeç. Mësohet se nga ngjarja nuk ka të lënduar. Makina që drejtohej nga djali 19-vjeçar i kryetarit të komunës, mësohet se është qëlluar me një armë të llojit shotgun. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme kur dy djemtë e Plakut ishin duke u kthyer nga shkolla për të shkuar në banesën e tyre. Pas marrjes së informacionit, uniformat blu kanë nisur hetimet në lidhje me këtë ngjarje. Ndërkaq, në datën 25 mars 2014 persona të paidentifikuar ende kanë qëlluar me një armë kundratank banesën e kryetarit të Komunës Farkë, Fatbardh Plaku, fatmirësisht pa viktima.