Publikoi video intime të vajzës së mitur, arrestohet 19-vjeçari

14
Sigal

Një 19-vjeçar u arrestua nga policia e Lushnjës pasi ka publikuar në rrjetet sociale një video të një vajze të mitur 14-vjeçare. Policia sqaron se i riu është denoncuar nga nëna e vajza.

“Pas kallëzimit të bërë në Komisariatin e Policisë Lushnjë, nga një shtetase 40 vjeçare, se një shtetas kishte publikuar në rrjetet sociale, një video të vajzës së saj të mitur 14 vjeçe, specialistët për Hetimin e Krimeve të këtij komisariati organizuan punën për zbardhjen e këtij rasti dhe vënien e autorit, përpara përgjegjësisë penale.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u kap dhe u vu në pranga shtetasi H. Ç., 19 vjeç, banues në Fier, pasi nga veprimet hetimore dyshohet se ka publikuar në rrjetet sociale, videon intime të 14-vjeçares.  Celulari i shtetasit H. Ç. u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.