Militantja e PS-së mashtroi trafikantin, i mori 24.500 euro

448
Prokuroria për Krime të Rënda, në bazë të informacionit të ardhur nga Policia e Tiranës, nisi verifikimet për elementët e mundshëm të veprës penale të “Korrupsionit pasiv të gjyqtarit…”. Por, në vijim, rezultoi se shtetasja Amarilda Leka, nëpërmjet mashtrimit, u ka marrë shumën e sipërpërmendur familjarëve dhe nuk ka zhvilluar asnjë kontakt me funksionarët e drejtësisë.
Pasi kanë konstatuar që janë mashtruar, familjarët e personit të paraburgosur kanë kontaktuar me shtetasen Amadilda Leka dhe i kanë kërkuar kthimin e shumës së parave që i kishin dhënë. Pas diskutimit ndërmjet këtyre dy palëve, Leka ka bërë kallëzim në polici pasi, sipas saj, është kanosur nga familjarët e të paraburgosurit.
Më konkretisht, në kallëzimin e bërë ajo ka deklaruar se shtetasi Z.GJ., i cili është vëllai i një personi të arrestuar për vepra penale në fushën e narkotikëve, ka ushtuar dhunë ndaj saj dhe prindërve të saj, me qëllim që t’i paguanin një shumë prej 24.500 eurosh.
Sigal