Sindikata e Policive: Punonjësit e Policisë së Burgjeve nuk janë “roje bostani”. Protestë, nëse nuk u garantoni të drejtat

88
Sigal

Sindikata e Policëve letër drejtuar institucioneve më të larta të shtetit

Punonjësit e Policisë  së Burgjeve nuk janë “roje bostani”, protestë nëse nuk garantohen të drejtat

Zoti Kryeministër! Punonjësit e Policisë Penitenciare, nuk janë “roje bostani”, por shërbim sigurie jetike dhe punonjës me dinjitet! Mos lejoni të cënojnë dinjitetin e mijëra punonjësve.

Pas revoltës të kontrollorëve ajror në Rinas, e cila nisi për të drejtat e tyre për pagat dhe kushte të tjera por u shtyp me dhunë nga qeveria, edhe Sindikata e Shërbimeve Policore të Shqipërisë ka paralajmëruar një protestë.

Nëpërmjet një letre drejtuar institucioneve më të larta të shtetit, sindikalistët kanë denoncuar shkeljet dhe abuzimet që janë bërë sipas tyre me të drejtat social-ekonomike të Policisë Penitenciare shqiptare.

Në këtë deklarate të sindikatës janë listuar të gjitha shkeljet, që sipas tyre iu janë bërë punonjësve në Policinë e Burgjeve.

Duke ju drejtuar direkt kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, ata theksojnë se mbi 3000 gardianë të besuar në Reformën e Drejtësisë lihen të pambrojtur para krimit.

“I vetmi shtet eksperimental në botë, ku disa mendjeshkurtër u heqin armët personale vetëmbrojtëse  90% të stafit policor penitenciar ! – Ky është “grusht shteti” z. Kryeministër, pasi mbi 3000 Gardianë të besuar në Reformën e Drejtësisë, lihen të pambrojtur para krimit. Anuloni urdhrin e çarmatosjes, se nuk vijnë as turq e as bangladeshas të ruajnë burgjet!

2-Të vetmit punonjës shteti, që u mohohet paga sipas nenit 87 të Kodit Punës për punën në fundjave. Edhe ky është “grusht shteti” ndaj të drejtave themelore në pagë e trajtim !  Riktheni pagesën e punës në ditët e shtuna e të diela për Policinë e Burgjeve!

3- Që nga korriku i 2019-es, mbahen padrejtësisht pa u dhënë Gradat për fituesit, duke u mohuar pagën dhe karrierën qindra gardianëve shqiptar. Fajtorët janë në kupolën e D.P.Burgjeve! Jepni Gradat e fituara me meritë dhe ndaloni diskriminimin e stafit policor !

4- Kemi 1-vit që i kërkojmë Ministrisë së Drejtësisë që Sindikata të jetë pjesë e Komisioneve Disiplinore që nga baza e deri në MD, pasi po “masakrohen” me masa ekstreme punonjësit nga D.P.Burgjeve, të cilët fitojnë gjyqet dhe dëmtojnë buxhetin e shtetit!

5-Drejtuesi burgjeve, bllokon padrejtësisht Dialogun Social, Aktivitetin Sindikal, Kontratën Kolektive në fuqi dhe shantazhon e kërcënon verbalisht anëtarët e sindikatës”, shkruhet në deklaratë.

Gjithashtu Sindikata paralajmëron se nëse do të mungojë vullneti i zgjidhjes nga qeveria, më 21 prill  do të zhvillojnë protestë.

“Nëse mungon vullneti i zgjidhjes nga qeveria, me 21-Prill-2021, qytetarët do shohin një protestë shembullore e sipas ligjit ! “Faturën” e paguan Ministria e Drejtësisë”, thuhet më tej në deklaratë.

Zoti Kryeministër! Punonjësit e Policisë Penitenciare, nuk janë “roje bostani”, por shërbim sigurie jetike dhe punonjës me dinjitet! Mos lejoni që zyrtaruce ngatrrestare, të cënojnë dinjitetin e mijëra punonjësve, sepse bëhet fjalë për “Kulla” më të rëndësishme se ato të “Albkontrollit”, që çdo lloj qeverie do bënte mirë llogarite në rast proteste!

Sindikatat nuk janë “armiq të klasës” dhe as “grusht shtetas”, por avokate të punëmarrësve e të ligjit! Protesta dhe greva nga Sindikatat janë serum i demokracisë e shërim i qeverive autokrate që shkelin ligjin dhe dialogun social!

Respektoni dialogun social,tripartetin, sindikatat e bardha, kontraten kolektive, Kodin e Punës dhe riktheni Ministrinë e Punës si arbitri kryesor imarrëdhënieve të punës.

“Nëse mungon vullneti i zgjidhjes nga qeveria, me 21-Prill-2021 qytetarët do shohin nje proteste shembullore e sipas ligjit !, përfundon deklarata.