Provokon Stresi, nga burgu poston në Facebook: Shihemi së shpejti!

574
Sigal

Disa ditë pas arrestimit, këngëtari Stresi ka gjetur një mënyrë tjetër për të qenë pranë fansave të tij.

Dias minuta më parë Stresi ka postuar një foto në Facebook, ku tregon se kënga e tij e re, me të cilën u paraqit në “Kënga magjike”, ka marrë më shumë se 1 milionë shikime, ndërsa më tej shkruan : Shihemi së shpejti.

Arkimend Lushaj u la në burg, pas arrestimit në një hotel në Linzë ku iu gjet armë dhe një sasi lënde narkotike, ndërsa është akuzuar si pjesë e një grupi kriminal që vepron në Tiranë.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme hetimore në lidhje me veprat penale të ‘Mbajtjes pa leje dhe prodhim të armëve shpërthyese dhe të municioneve’ dhe ‘Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike’ të parashikuar nga nenet 278/1 dhe 283 i Kodit Penal.

411445