Aksident në Tiranë/ Makina përplas motorin, raportohet për të plagosur (FOTO)

26
Sigal

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kryqytet, ku një makinë ka përplasur një motor.

Nga përplasja dyshohet se ka edhe të plagosur, ndërkohë ambulanca ka mbërritur në vendngjarje. Mësohet se aksidenti ka ndodhur në rrugën “Hoxha Tahsim” në Tiranë.

Qytetarë të shumtë janë mbledhur në vendin e aksidentit, ku është bllokuar edhe qarkullimi për disa minuta.