Korçë, sekuestrohen 90 kg kanabis

474
Një sasi prej 90 kg lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sativa është sekuestruar nga policia e Korçës. 

Droga u gjet në “pyllin e fshatit Lekas” dje gjatë operacionit të kontrollit të ndërmarrë pas informacioneve të siguruara në rrugë policore.

Janë sekuestruar 13 thasë me lëndë të dyshuar si narkotike Cannabis Sativa, me peshë 90 Kg.

Nga ana e Policisë po punohet për identifikimin, kapjen e autorëve si edhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale : “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.
Sigal