Protesta/ Policja pret gishtat e dorës, një tjetër humb dëgjimin

651
Sigal

Të paktën 12 punonjës policie po marrin trajtim mjekësor në spitalin e Traumës, pasi mbeten të plagosur nga protesta e banorëve të zonës së Astrit përballë Parlamentit.

Mësohet se një nga të plagosurat është një punonjëse policie të cilës kapsolla i ka prere 4 gishtat e njërës dorë, ndërsa një tjetër efektiv ka humbur dëgjimin nga njëri vesh.

Protesta e banorëve të Astirit të cilët preken nga projekti i Unazës së Re u shoqërua me tensione dhe përplasje me policinë, ndërsa janë hedhur kapsolla, tymëse dhe mjete piroteknike në drejtim të policisë.

Deklarata e policise:

Gjatë protestës që përshkallëzoi në akte dhune ndaj forcave të rendit, përballë godinës së sallave plenare të Kuvendit të Shqipërisë janë plagosur 12 efektivë të Policisë së Shtetit. `

Efektivët janë lënduar me mjete të forta dhe piroteknike, hedhur nga tubuesit mbi punonjësit e Policisë, të cilët janë dërguar në spital për ndihmë të specializuar mjekësore, mes tyre dy me dëmtime më të rënda

Policia e Shtetit u bën thirrje protestuesve dhe përfaqësueve politikë për distancim nga dhuna dhe nga goditjet ndaj punonjësve të rendit.