I moshuari bie nga karroceria e zetorit, humb jetën në spital

Një i moshuar ka humbur jetën pasi ka rënë nga karroceria e një zetori.

Policia e Korçës thotë, se i moshuari me inicialet F. Xh., ka humbur jetën në spital, pasi ishte dërguar nga familjarët në gjendje të rëndë.

NOA

Policia ka ndaluar drejtuesin e zetorit 26-vjeçarin me inicialet B. M., për veprimet procedurale.

Korçë/ Informacion paraprak

Rreth orës 14:30, në urgjencën e Spitalit Korçë, është dërguar nga familjarët në gjendje të rëndë shëndetësore shtetasi F. Xh., rreth 69 vjeç, i cili dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga karroceria e një zetori.

Si pasojë e plagëve të marra ky shtetas ka ndërruar jetë më spital.

Drejtuesi i mjetit shtetasi B. M., 26 vjeç,  po shoqërohen për në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme.

Gjithashtu mjeti tip zetor është bllokuar në cilësinë e provës materiale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.