Prangoset në Tiranë 42-vjeçari

362
Sigal

Nga Sektori Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme u arrit kapja e shtetasit në kërkim ndërkombëtar e Emiljan Sofo Burba, 42 vjeç, banues në Tiranë. Kapja dhe më pas arrestimi në flagrancë i tij u krye për ekstradim në Itali, pasi  nga zyra e Interpol Tirana ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma. Gjykata e Apelit në Torino Itali, me vendimin e datës 15.04.2014, e ka dënuar këtë shtetas me 21 vjet burgim, për veprën penale të “Trafikimit të drogës”.Materialet proceduriale ju kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme ndaj tij.