Goditi me grusht 63-vjeçarin dhe u zu me policët, arrestohet i riu në Sarandë

22
Sigal

Një sherr për motive të dobëta ka ndodhur në Sarandë. Mësohet se një 34-vjeçar ka goditur me grusht një 63-vjeçar. Më pas, është zënë dhe me forcat blu, pasi këta të fundit do e shoqëronin në Komisariat. Si pasojë, i riu ka rënë në prangat e policisë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin E. K., 34 vjeç, banues në Sarandë, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grusht, shtetasin B. O., 63 vjeç, si dhe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, për shoqërimin në komisariat. “, thuhet në njoftimin e bluve.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan prokurorive përkatëse, për veprime të mëtejshme.