Pranga 2 trafikantëve shqiptarë në Itali, si e kishin fshehur drogën në banesën e tyre

476
Një operacion antidrogë mes policisë shqiptare dhe asaj italiane ka çuar në arrestimin e 2 shtetasve shqiptarë në Itali. Si pjesë e operacionit janë sekuestruar edhe 217 kg drogë.
Policia kufitare kishte dyshime se shqiptarët të cilët udhëtonin me traget nga Vlora merreshin me aktivitet kriminal në fushën e narkotikëve në territorin italian.
Autoritetet italiane i mbajtën nën vëzhdim shqiptarët dhe i arrestuan duke iu gjetur edhe drogen afër banesës së tyre
Dy shqiptarët jetonin në zonën e Leçes në një banesë me qera. Në oborrin e brendshëm të saj kishin mbjellë bimë të larta dhe poshtë tyre mbanin të fshehur pakot me kanabis
Njoftimi i policisë
Një operacion i përbashkët mes Policisë Kufitare dhe forcave Policore Italiane ka sjellë në kapjen dhe sekuestrimin e një sasie prej 217 kg lënde narkotike e llojit marjuanë në zonën e Leçes.
Janë arrestuar në flagrancë për posedim të lëndës narkotike dy shtetas shqiptarë me banim në Itali.
Falë bashkëpunimit të ngushtë dhe në kohë reale ka nisur një veprimtari policore e mirëfilltë me shkëmbim informacionesh për persona të dyshuar për veprimtari të trafikut të paligjshëm të cilët operojnë në shtetin italian.
Bazuar në informacionet e dërguara në rrugë operative nga Policia Kufitare Shqiptare nëpërmjet zyrës ndërlidhëse të Policisë Shqiptare në Itali, policisë italianë (shërbimit antidrogë, Policisë së Kufirit të Zonës 9 dhe Guardia di Finanza të Pulias), u bë i mundur arrestimi i shtetasve me iniciale B. K. 37 vjeç dhe A.D. 26 vjeç , të cilët ishin në përgatitje të trafikimit të lëndës narkotike në zonën e Leçes, Itali.
Janë në vijim veprimtaritë policore dhe hetimore për kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë të tyre.
Kjo veprimtari dëshmon se bashkëpunimi dhe koordinimi me forcat policore italiane nuk kufizohet vetëm në goditjen e trafikut në det, por edhe në brendësi të territorit qoftë ky në Shqipëri apo në Itali
Sigal