Policia zbulon lëndë piroteknike në murin e Universitetit Politeknik

10
Sigal

Një sasi lëndësh piroteknike është konstatuar nga policia një ditë më parë në murin rrethues të Universitetit Politeknik.

Policia ka sekuestruar lëndët piroteknike dhe po punon për identifikimin e poseduesit.

“Më datë 07.06.2025, në murin rrethues të Universitetit Politeknik, shërbimet e Policisë kanë konstatuar një sasi lënde piroteknike. Lëndët piroteknike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.”- njofton Policia.

Grupi hetimor po punon për këqyrjen e pamjeve filmike, me qëllim identifikimin e poseduesit.