Policia tani do merret edhe me antenat/ Veliu: Lejet i kanë dhënë bashkitë, ja çdo të bëjmë…

498
Drejtori i Përgjithshëm Ardi Veliu deklaroi se është në proces ri-struktutrimi i shërbimit të Policisë Rrugore si dhe vijimi i projektit të krijimit të zonave policore, për të qenë më afër qytetarit.
Në përgjigje të një shqetësimi për ndotjen nga antenat, ai tha se do të ketë një nismë të përbashkët të policisë dhe pushtetit vendor për të trajtuar në thelb çështjen.
“Në lidhje me ndotjen elektromagnetike, është një fenomen i cili ekziston edhe në qytete të tjera, jo se duam të përjashtojmë përsëri veten nga përgjegjësia, ne e kemi përgjegjësinë në këto raste, por nga të gjitha studimet dhe korrespondecat që ne kemi ndër policitë lokale, operatorët të cilët janë duke shfrytëzuar këto lloj antenash, kanë marrë në shumicën e rasteve leje nga Këshillat Bashkiakë, si autoritete të cilat kanë të drejtë të pajisin me këto leje operatorët.
Nuk e di këtu në Qarkun e Korçës në rast se janë pajisur apo jo me këto leje, por ne si Polici Shteti, jemi të gatshëm, në bashkëpunim me pushtetin vendor, nëqoftëse do të merret një iniciativë nga Pushteti Vendor, shumë mirë, në të kundërt po e marrim ne si iniciativë, Drejtori Vendor është këtu, të ngremë një grup të përbashkët edhe me Agjensinë e Mjedisit, edhe me përfaqësues të Pushtetit Vendor, le të bëhet një ristudim apo një evidentim i gjithë antenave, ato që janë me leje, janë me leje, kurse ato që s’janë me leje të marrin masa me mbështetjen e Policisë, por ne vetëm ju mbështetim që të ushtrojmë autoritetin. Prefekti është i gatshëm, ndoshta mund t’i shërbejë Prefektit si Kryetar i Task Forcës, për të eliminuar këtë fenomen”, u shpreh Drejtori Veliu.
Forumet Qytetare për Siguri janë mbajtur më herët në Elbasan, Dibër, Fier e Berat. Dhe pas 12 qarqeve llogaridhënia e policisë do të shtrihet në javët e ardhshme në 61 bashkitë në vend.
Sigal