Policia italiane godet bandën e grabitësve shqiptarë

456
Gjashtë shqiptarë përfunduan në prangat e policisë italiane, pasi ishin pjesë e një bande grabitësish banesash. Në pranga kanë përfunduar vëllezërit Ervis, Armond e Kadri Manjani, Orhan Miftani, Adriatik Xheleshi e Gezim Suma. Brenda pak orësh, vetëm më 16 e 20 mars të 2016, kjo bandë ka grabitur 3 vila në provincën e Ternit e Maceratës. Policia italiane ka mundur të rekuperoj objektet e grabitura në vlerën e 50 mijë eurove, por mungojnë mes tyre dy pistoleta të tipit Smith&Wesson, kalibri 45 e Colt 357 Magnum, të cilat ia kanë grabitur pronarit të një dyqani në Bolonja. Të 6 anëtarët e bandës janë pa leje qëndrimi të rregullt në Itali, madje dy prej tyre kanë marrë urdhrin e dëbimit duke u riatrdhesuar në Shqipëri muaj më parë. Ata kanë mundur të hyjnë përsëri në territorin italian.
Sigal