Policia e Krujës ka ngritur disa pika kontrolli në akset kryesore të këtij rrethi, veçanërisht në ato që lidhin veriun me pjesën tjetër të vendit dhe anasjelltas.
Objekt i kontrollit janë automjetet me xhama të errësuar. Gjithashtu edhe parandalimi i ngjarjeve kriminale dhe ndalimi i personave në kërkim.