Shkon në 26 numri i viktimave nga koronavirusi në Shqipëri,ndërron jetë 64-vjeçarja nga Tirana

278
Sigal

Ndërron jetë një tjetër pacient te Infektivi, shkon 26 numri i viktimave. Lajmin e ka dhene sot Ministria e Shendetesise, ne deklaraten e njoftimit te situates me te fundit te koronavirusit ne vend.

“Mëngjësin e sotëm ka ndërruar jetë një paciente 64-vjeçare nga Tirana e intubuar prej më shumë se 2 javësh. E shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi” gjendja shëndetësore e pacientes është përkeqësuar mëngjesin e sotëm dhe ka bërë arrest kardiorespirator. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor të reanimacionit nuk ka mundur të mbijetojë. 64-vjeçarja kishte disa sëmundje bashkëshoqëruese”- tha Silva Bino ne deklaraten e bere.

Deri sot, 26 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë semundje megjithë përpjekjet e stafit mjekësor.