Presion, presion, presion! Vetëm ky lajm qëndron në fuqi në Shqipërinë tonë!

705
Sigal

Nga Blerina Llalla

Përse vallë askush nuk mendon për zgjidhje në kohën e pushtetit?
Apo varet si e perdor?!

Teksa shohim situatën e krijuar dhe shpikjen e njëmijë e një kushteve për të mos dërguar ndihmën e nevojshme në duart e popullit, sot kur më shumë se kurrë ka nevojë, mund thjesht të mendoj kaq:

– Që kjo qeveri spo bën gjë tjetër veçse po promovon dështimin e saj përgjatë dy mandateve në pushtet. Veçanërisht në menaxhimin ekonomik e financiar dhe tregun e punës.

Kjo sepse nëse thjesht do të mendonim përse ka kaq shumë kaos, pakënaqësi dhe punëtorë në tregun e zi, lind pyetja:

Çfare bëri qeveria gjatë gjithë këtyre viteve për ta sistemuar dhe konsoliduar tregun e punës në Shqipëri?

Për çfarë janë paguar zyrat e punësimit, drejtoritë, inspektoriatet e kontrollit deri tek ministria e linjës që punojnë për këtë sektor?!
Mirë, po tregohemi tolerante e po themi që s’mund ta arrinin përgjatë mandatit të parë, por patën kohë dhe në të dytin, thotë mendimi intolerant. Pra, faktet tregojnë që në këtë fushë objektivat nuk janë arritur, nëse ka pasur realisht!

Prandaj populli nuk është aspak përgjegjës për këtë parregullsi përderisa ju e keni lejuar të mbijetojë kësisoj, nuk është aspak fajtor për dështimin e sistemit tuaj që të ndëshkohet kështu.

Nuk është populli përgjegjës, që ju me guximin e tepruar po e vini përballë konfliktit marëdhënien punëdhenës – punëtor me çmimin më të lirë, paga e një “lufte” imagjinare me qëllime prapanike vetëm për ata lart. Motoja spiuno dhe përfito.
Epo në kulturën e shqiptarit mendoj se do të qëndronte dhe zakoni i “bukës”, sepse nuk mund të shkelet buka e ngrënë prej kohësh, ato kohë kur qeveria nuk mendonte për ta. Ato kohë kur qeveria nuk u kujdes kurrë siç duhet të rregullojë marëdhëniet shtet- punëdhënës dhe punëmarres – punëdhënës që të arrinin sot në marëdhënien e qëndrueshme shtet- punëmarrës.

Prandaj kjo ndihmesë me kushte nuk është asgjë tjeter vetëm se shmagie e Pushtetarit nga përgjegjësitë për të mbuluar defiçitet dhe për të parandaluar ofrimin e ndihmës për qytetarër për të cilët punon. Nuk është asgjë më shumë se sa një masë parandaluese ndihme!

Paga e “luftës” dhe çdo ndihmesë në çdo sektor, mënyra se si ajo po premtohet të ofrohet, nuk tregon asgjë më shumë se sa mungesën e vullnetit për të ndihmuar popullin realisht. Një lojë kurthesh me shumë të dëmtuar. Por diçka dimë me siguri, populli ka luftuar gjithmonë për bukën e gojës dhe nuk është aspak gajtor për këtë. I vetmi fajtor është dhe do të jetë politika të cilës më shumë se kurrë sot po ja shohim fytyrën. Sheno:

– I kushton: – 3kg makaron, 2 pako kripë, 2 sheqer, ndonjë kos, ose qumesht, ndonjë oriz dhe sigurisht 1 vaj.

Natyrisht lubrifikuesi nuk mund të mungonte në një paketë të tillë ndihme.
Do ishte marri!