Policia aksion në Vlorë, arrestohet një person i armatosur

46
Sigal

Policia ka zbarkuar këtë të hënë në Vlorë, për një operacion blic. Mësohet se gjatë këtij operacioni është arrestuar një person i cili lëvizte me armë zjarri dhe një tjetër shtetas është shpallur në kërkim. Operacioni është kryer në zonën Lungomare.

Është ende e paqartë motivi i arrestimit të këtij personi, por ka dyshime se i përket një grupi kriminal. Personi ende i paidentifikuar është ndaluar në ambientet e një pastiçerie, ku gjatë kontrollit fizik i është sekuestruar një armë zjarri.

Policia është në aksion e sipër për arrestimin e personave të tjerë.