Pogradec/ Makina del nga rruga, vdes 34-vjeçari

537
Sigal

Një 34-vjecar ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti të ndodhur në orët e para të mëngjesit të së premtes. Ngjara ka ndodhur rreth orës 00:45, në fshatin Rëmenj, Pogradec, ku një makinë tip “Benz” ka humbur kontrollin e saj dhe ka dalë nga rruga.

Burime nga policia bëjnë me dije se nga aksidenti humbi jetën drejtuesi i automjetit shtetasi M.T., 34 vjeç, banues në Pogradec. Policia po punon për zbardhet e shkaqeve të aksidentit.

Informacion paraprak
Më datë 26.04.2019, rreth orës 00:45, në fshatin Rëmenj, shtetasi M.T, 34 vjeç, banues në Pogradec, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin e drejtimit të automjetit dhe ka dalë nga rruga, për pasojë ky shtetas ka gjetur vdekjen. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit.