Po punonte në një objekt, bie nga lartësia 40-vjeçari në Dhërmi

86
Sigal

Një 40-vjeçar është plagosur pasi ka rënë nga lartësia e një objekti, ku ishte duke punuar. Ngjarja ka ndodhur në Dhërmi, ndërsa policia bën me dije se 40-vjeçari është transportuar për në spital.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 15:56, në Dhërmi, Himarë, shtetasi A. N., 40 vjeç, duke punuar në një objekt në ndërtim, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe si pasojë është dëmtuar. 40-vjeçari është transportuar në spital, për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje.