Plagoset me thikë studenti tek Inxhinieria e Ndërtimit, në kërkim autori

439
Një student është plagosur tek Inxhinieria e Ndërtimit, pas një sherri me thika. Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare policore, të cilët kanë bërë të ditur se, ngjarja ka ndodhur rreth mesditës së djeshme në rrugën “Artan Lenja”, pranë Inxhinierisë së Ndërtimit në Tiranë.Liridon E., 21 vjeç banues në Tiranë është personi i shpallur në kërkim. “Në orën 14:00, në rrugën “Artan Lenja”, ka plagosur rëndë me thikë, Anold B., po 21 vjeç, banues në Tiranë, student”,- thuhet në njoftimin zyrtar
Sigal