Pistoletë, kallashnikov e snajper/ Vlorë, gjendet një bazë armatimesh, 1 person në pranga

16
Sigal

Një arsenal me armë zjarri është gjendur këtë të enjte nga Policia e Vlorës.

Armët e zjarrit janë gjetur gjatë një kontrolli të beftë të ushtruar në një banesë në fshatin Babicë.

Mësohet se në banesë është gjetur pistoletë, kallashnikov e snajper.

Në lidhje me sekuestrimin e arsenalit të armëve, Policia e Vlorës ka prangosur 1 person.

Kujtojmë se përpara disa kohësh, në qytetin e Vlorës, policia gjeti të fshehur në një dyqan të kamufluar si dyqan, armë të ndryshme.