Aksident në aksin Lushnje-Berat, makina përplaset me kamionin, plagoset 13-vjeçari dhe nëna e tij

28
Sigal

Një aksident ka ndodhur sot në aksin Lushnje-Berat. Sipas ninformacioneve të para thuhet se janë lënduar personat që udhëtonin në një veturë tip Benz.

Mësohet se është transportuar në spitalin Lushnjes shtetasi me inicialet K.B., 13 vjeç dhe e ëma.

Aksidenti ndodhi në afërsi të fshatit Kasht-Bardhe, ndërsa raportohet se mjeti i tonazhit te rëndë ka ndaluar në rrugë dhe Benzi është përplasur nga pas tij.

Mjetit të tonazhit të rëndë kishte ndaluar se i ishte shpuar goma, ndërsa mjeti pas tij nuk ka mundur ta parandalojë aksidentin.

Nikollaq Biti nga Berati udhëtonte drejt Lushnjes me djalin dhe bashkëshorten.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe liron trafikun si dhe po kryen veprimet e para proceduriale.