Përplaset nga makina shpërndarësi i picave, në gjendje të rëndë në spital

403
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutash në qytetin e Fierit, ku një shpërndarësh picash me motor është përplasur me një automjet. Ngjarja ka në lagjen 1 maji të qytetit të Fierit.

I dëmtuari 45 vjeç është goditur në kokë dhe ndodhet në sallën e operacionit në gjendje të rëndë për jetën.

Ende nuk bëhet i ditur identiteti i personit që ka mbetur i plagosur.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti të rëndë, ndërsa ka ndaluar drejtuesin e mjetit për ta marrë në pyetje.