Qëlloi me armë zjarri në drejtim të një automjeti, arrestohet 27-vjeçari/ Detajet

376
Sigal

Policia arrestoi një 27 vjeçar, i cili dyshohet se qëlloi me armë zjarri në drejtim të një mjeti. Policia njofton se ka shpallur në kërkim edhe bashkëpunëtorin e tij.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, në Maminas, Shijak, ku pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi A. D., 27 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit tip “Benz” me drejtues shtetasin A. D., 38 vjeç. Nga të shtënat nuk ka patur asnjë person të lënduar.

“Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e shtetasit A. D. në ambientet e Policisë.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. D., 27 vjeç banues në Maminas, Durrës, si dhe u bë shpallja në kërkim policor e bashkëpunëtorit të tij, shtetasit B. D., 28 vjeç (kushërinj me njëri-tjetrin), për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Vrasja e mbetur në tentativë” kryer në bashkëpunim.

Shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës për gjetjen dhe administrimin si provë materiale të armës së zjarrit me të cilën dyshohet se ky shtetas ka qëlluar në drejtim të mjetit.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia.