Mali i Zi shton kufizimet anti-Covid, Ministria Jashtme njofton qytetarët shqiptarë: Çfarë duhet të dini

230
Sigal

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se Mali i Zi ka ndërmarrë masa të reja sa i përket lëvizjes së qytetarëve duke filluar nga dita e sotme. Këto masa parashikojnë ndalimin e lëvizjes jashtë dhe përmes disa komunash në vendin fqinj, ndërkohë mbetet në fuqi vendimi që qytetarët nuk kanë nevojë të paraqesin tampon në rastet kur zgjedhin Malin e Zi si vend tranzit.

Njoftimi:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se Mali i Zi ka ndërmarrë masa të reja sa i përket lëvizjes së qytetarëve.

Duke nisur nga data 10 mars, do të ndalohet lëvizja jashtë dhe përmes komunave Podgoricë, Budva, Tivat, Herceg Novi, Ulqin, Cetinje, Nikshiq, Pluzine, Tivar, Kotor dhe Pljevlja.

Ndërkohë qytetarët shqiptarë dhe ata malazezë nuk kanë nevojë të paraqesin test negativ në kufi, gjatë lëvizjeve tranzit nëpër territoret respektive.

Këto masa vlejnë deri në një njoftim të dytë.