Përplaset me bordurën që të mos shtypë kalimtarin, në gjendje të rëndë drejtuesi i mjetit

504
Një person ka mbetur i plagosur rëndë ditën e sotme si pasojë e një aksidenti rrugor në kryeqytet. Teksa po lëvizte me motorin e tij me targë AB900 në rrugën e Dibrës, atij i ka prerë rrugën një kalimtar. Për të shmangur përplasjen me kalimtarin, drejtuesi i motorit ka devijuar lëvizjen dhe është përplasur me bordurën. Si pasojë ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i motorit, dhe është dërguar për të marrë trajtim të specializuar në spitalin e Traumës në kryeqytet. Ndërkaq, policia e mbërritur në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Sigal