Përplasen dy makina, bllokohet trafiku në Llogara, krijohen radhë kilometrike

295
Sigal

Radhë të gjata janë krijuar ditën e sotme në rrugën e Llogarasë pasi trafiku është bllokuar nga një aksident.

Mësohet se një aksident ka ndodhur në rrugën e Llogarasë, fatmirshisht pa të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Si pasojë e aksidentit është krijuar trafik i dendur dhe radhë kilometrike të automjetëve.

Rruga është plot me makina që nga Dukati deri në Kthesën e Palasës, makinat janë në pritje që të hapet rruga.

Screenshot_7.pngScreenshot_8.png