Përfundon procesi i autopsisë për rastin Dehari, ka vdekur si pasojë e asfiksisë

422
Sigal

Astrit Dehari ka vdekur si pasojë e asfiksisë, pra për
shkak të mungesës së ajrit, ka thënë kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të
Prizrenit, Sylë Hoxha.

Hoxha
e bëri këtë deklaratë pas përfundimit të obduksionit nga ekipi mjekoligjor, ku
të pranishëm si vëzhgues ishin edhe tre mjekë të caktuar nga familja Dehari dhe
dy avokatët e familjes.

Rezultatet
përfundimtare pritet të dalin ditëve në vijim.

Përfundon procesi i autopsisë
për rastin Dehari

Rezultatet
do të shpallen gjatë ditëve në vazhdim.

Tashmë
ka përfunduar procesi i autopsisë së të ndjerit Astrit Dehari, i cili ndërroj
jetë një ditë më parë në burgun e Prizrenit.

Rezultatet
do të shpallen gjatë ditëve në vazdim.

Kujtojmë,
se prezent me këtë rast ishin kryeprokurori i Prizrenit, Sylë Hoxha, dy
ekspertët e caktuar nga familja Dehari, Besim Ymaj nga Shqipëria dhe Besim
Latifaj nga Anglia.

Gjithashtu
prezent ishin tre mjekë nga Instituti, një përfaqësues i EULEX-it, avokati i
familjes Dehari, Tomë Gashi, si dhe përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje.