Përfshihet nga flakët makina në ecje në ‘Rrugën e Arbrit’, ja çfarë dyshohet

239
Sigal

Një automjet është përfshirë nga flakët pak minuta më parë në “Rrugën e Arbrit”.

Sipas informacioneve të para nuk ka dëme në njerëz, vetëm materiale. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Njoftimi

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 27.04.2023, në Rrugën e Arbrit, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur plotësisht mjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin G. M., dhe si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.