Makina me shpejtësi skëterrë merr përpara këmbësorët, vde.sin dy të moshuarit

126
Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Spanjë, teksa 2 persona kanë humbur jetën.

Mediat e huaja raportojnë se ngjarja ka ndodhur në Madrid, në rrugën e këmbësorëve “Paseo de Extremadura”, ku një makinë që ecte me shpejtësi ka përplasur këmbësorët duke shkaktuar 2 të vdekur dhe duke lënë të plagorur 5 të tjerë.

Viktimat e këtij aksidenti janë të moshës 72 dhe 81 vjeç, teksa menjëherë pas përplasjes shoferi është përpjekur që të largohet nga vendi i ngjarjes.

Nga hetimet nuk dyshohet se ngjarja ka lidhje me ndonjë sulm terrorist.