Përfshihet nga flakët fabrika e prodhimit të lëngjeve AMITA në Libohovë

43
Sigal

Fabrika e prodhimit të lëngjeve AMITA në Libohovë është përfshirë nga flakët.

Një shkëndijë elektrike ka provokuar flakë agresive në këtë kompani duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e PMNZSH se Libohovës, Gjirokastrës dhe Dropullit të cilët po luftojnë me flakët e zjarrit për t’i vënë nën kontroll. Nuk dihen arsyet e këtij zjarri.