U transportua me urgjencë drejt spitalit, 40 vjeçari ndërron jetë në rrethana të paqarta

341
Sigal

Një person i seksit mashkull rreth 40- vjeç nga fshati Dëshiran i Belshit ka humbur jetën në rrethana ende të paqarta ditën e sotme.

Ai u transportua me shpejtësi drejt urgjencës në Elbasan por pavarësisht ndihmës së dhënë nga bluzat e bardha nuk ka mundur te mbijetojë.

Burimet pranë spitalit Elbasan shprehen të rezervuar për ngjarjen. Madje sqarojnë se nuk i jane marre fare tamponet për Covid pasi nuk ka pasur shenja.

Por ato jo zyrtare bëjnë me dije se trupi i  40 vjeçarit ende nuk është tërhequr pasi pritet konfirmimi nga Ministria e Shëndetësisë.

Të njëjta burime bëjnë me dije se familja e ka të pamundur të tërheqë trupin deri sa të vijnë përgjigjet e analizave.