Përdhunohet shtetasja amerikane nga dy të rinj, Policia fsheh ngjarjen

467
foto ilustruese
Sigal

Një shtetase amerikane është përdhunuar mbrëmë nga dy persona.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Vilave të Farkës.

Për këtë ngjarje janë arrestuar dy persona, ndërsa ngjarja e rëndë është fshehur nga Policia.

Lajmin e bën të ditur gazeta ‘Mapo”, që sipas burimeve të saj shkruan se Policia mban të ndaluar dy të rinjtë por nuk dihet arsyeja përse nuk e ka bërë publike në komunikatën e saj ngjarjen.

Ndërkohë që kjo nuk është hera e parë që Policia fsheh ngjarje të tilla kriminale.