Paralizohet Bypassi i Murrizit në Rrugën e Arbrit, qindra makina të bllokuara

30
Sigal

Bypassi i Murrizit në kahun e Tiranës, është paralizuar plotësisht sot pas motit të keq. Radha e makinave që janë nisur drejt Tiranës është bërë tejet e gjatë dhe prej mesditës.

Sipas informacioneve, bllokimi ka ndodhur për shkak të breshrit dhe rrëshqitjes së gurëve. Një borëpastruese është nisur drejt këtij aksi, por është e pamundur të ndërhyjë në pikën ku makinat kanë mbetur të bllokuara.