Pamje të rënda! Vajza puth kotelen, më pas e përplas me fuqi te shkallët e pallatit në Tiranë

74
Sigal

Një video e rëndë po qarkullon në rrjetet sociale. ‘Ndihma e kafshëve në Shqipëri’ ka ndarë në rrjetin social ‘Instagram’, një video të një vajzë e cila tenton të mbysë kotelen e vogël.

Në video shihet se vajza e merr kotelen në dorë, e përkëdhel e më pas e përplas në mur. Nuk dihet nëse kotelja ka ngordhur pasi vajza vjen shumë pranë kamerës e nuk shihet qartë se ç’ndodh më pas.

Ngjarja ka ndodhur në Brakë të Tiranës, ndërsa faqja shkruan se vajza do të denoncohet nga banorët e zonës në polici.