“Nuk mbaj mend asgjë”, u akuzua me dyshimin për falsifikimin e dokumenteve të truallit, arrest shtëpie për 69-vjeçarin në Sarandë

64
Sigal

Gjykata e Sarandës ka lënë të lirë 69-vjeçarin Skënder Omeri pa mbushur 24 orë nga ekzekutimi i urdhrit të arrestit të lëshuar nga Prokuroria e Sarandës.

Omeri akuzohet për “falsifikim të dokumentave” në formën e përdorimit dhe me pasoja të rënda lidhur me një truall 4950 m2 në bregdetin e Ksamilit të cilin ka tentuar ta rregjistrojë në ASHK Sarandë.

Prokurori Kledian Llaho ka kërkuar lënien në “Arrest në burg” të Skënder Omerit. Pyetjeve të prokurorit lidhur me falsifikimin e dokumentave, 69-vjeçari i është përgjigjur: “Nuk mbaj mend asgjë”.

Avokati i tij ka kërkuar një masë më të lehtë sigurimi për shkak të moshës, gjë që nuk është pranuar nga Prokurori, por në përfundim të seancës ka qenë gjyqtari Alban Veçani ai që ka dhënë për Omerin masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.