Operacion i madh i policisë në Korçë, arrestohen 8 persona

76
Sigal

Korçë: Finalizohet një tjetër operacion anti drogë nga drejtoria vendore e policisë së juglindjes. Operacioni u zhvillua gjatë natës së djeshme.

Dhjetra persona u  shoqëruan në ambientet e drejtorisë, ndërsa në pranga kanë rënë 8 prej tyre. Gjatë aksionit, janë kontrolluar dhjetra banesa dhe lokale në Korçë, ndërsa nga policia u arrit të kapeshin shtetas që merreshin me shpërndarje të lëndëve narkotike.

Burime bëjnë me dije se u sekuestruan rreth 300 gr kokainë, 5 kg cannabis, po ashtu telefona, peshore, automjete si edhe sasi në euro dhe lekë. Detaje të mëtejshme nga operacioni priten të zbardhen në vijim edhe nga komunikata zyrtare.