Nëna denoncon në polici zhdukjen e djalit 40-vjeçar: Vuan nga shëndeti mendor

126
Sigal

Një 63-vjeçare nga Kamza ka denoncuar në komisariatin Nr. 5 se djali i saj 40-vjeçar, i cili vuan nga problemet e shëndetit mendor, është larguar nga abnesa.

“Në Komisariatin e Policisë Nr. 5 është paraqitur dhe ka bërë kallëzim shtetasja S. T., 63 vjeçe, banuese në Kamzë, se djali i saj, shtetasi A. T., 40 vjeç, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, është larguar nga banesa.“-njofton policia.

Policia po punon për gjetjen e tij.