“Më ngacmove vajzën”/ Sherr mes dy burrave në Lushnje

64

Dy persona janë konfliktuar në Lushnje pasi një prej tyre pretendonte se tjetri i kishte ngacmuar vajzën. Të dy janë vënë në pranga, njëri për plagosje, e tjetri për ngacmim seksual dhe armëmbajtje pa leje.

Policia njoftoi arrestimin e Xh.B., 54 vjeç, banues në Lushnjë, për veprën penale ‘Plagosja e rëndë me dashje’. Arrestimi i tij u bë pasi ka goditur me grushte shtetasin N. Ç., 43 vjeç, banues në Lushnjë, me motivin se i ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur 17 vjeçe, sqaruan burime zyrtare.Të njëjtat burime shtuan se u bë ndalimi i shtetasit N. Ç., për veprat penale “Ngacmimi seksual”, “Plagosja e lehtë me dashje”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”. Gjatë kontrollit personal këtij shtetasi iu gjet dhe sekuestrua një kapsollë detonatore e paplasur, fishekë arme gjahu dhe një mjet prerës (thikë).

“Të dy shtetasit e arrestuar ndodhen në spitalin e Lushnjës, nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale”, njoftoi policia.