‘Neglizhencë në detyrë’ – shkrihet komisariati i policisë në Velipojë. Ja akuzat ndaj policëve

394
Neglizhenca në punë ka bërë që Stacioni i Policisë në Velipojë të shkrihet me urdhër të kreut të Policisë së Shtetit.

Drejtor i Policisë Haki Çako urdhëroi Drejtorinë e Standardeve Profesionale “Për kryerjen inspektimit, verifikimin e ndërtimeve pa leje në Njesinë Administrative Velipojë, si dhe masat e marra nga Policia, për vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetësive që kanë kryer ndërtime pa leje në këtë territor”.

Në datë 7 korrik 2017 u krye inspektimi në Stacionin e Policisë Velipojë, Komisariati i Policisë Shkodër.

Nga verifikimet dhe veprimet e kryera rezultuan disa ndërtime pa leje, si dhe u konstatuan këto mangësi nga Policia vendore:

• Mosnjohja e situatës në lidhje me kontrollin e territorit për ndërtimet e paligjshme kryesisht në zonën e plazhit (përgjegjësi ka ndihmës specialisti i Policimit në Komunitet, specialisti për Krimet dhe Shefi i Stacionit të Policisë).

• Nuk janë zbatuar detyrat e përcaktuara në aktet e ardhura nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit (me përgjegjësi ngarkohet Specialisti për Krimet dhe Shefi i Stacionit të Policisë Velipojë).

Nisur nga shkeljet e konstatuara është vendosur:
– shkarkimi nga detyra i Shefit të Stacionit të Policisë Nënkomisar E.Gj.
– pezullimi nga detyra i Specialistit për Krimet Nënkomisar D.S.j dhe ndaj tij nis hetimi disiplinor
– fillimi i ecurisë disiplinore për shkelje të rënda displinore ndaj Nd/Specialistit të Policimit në Komunitet, Inspektor P.N.

Policia e Shtetit është e vendosur të ndëshkojë ashpër çdo paligjshmëri, përfshirë edhe masat ndaj punonjësve të saj, kur konstatohen shkelje në detyrë. E në këtë kuadër, ftojmë qytetarët të denoncojnë çdo rast që konstatojnë.
Sigal