Në total 38 akuza për vrasje me pagesë

363
Sigal

 Prokuroria për Krime të Rënda dërgon për gjykim grupin e “vrasjeve me porosi”

Prokuroria për Krime të Rënda ka përfunduar hetimin dhe dërgon për gjykim kërkesën ndaj disa shtetasve, të përfshirë në atë që konsiderohet si “grupi i vrasësve me porosi”. Hetimi ka nisur në janar të vitit 2014, pas disa atentatesh me armë zjarri dhe lëndë plasëse që ndodhën ose mbetën në tentativë në Vlorë dhe Tiranë. Në përfundim të këtyre hetimeve, Prokuroria për Krime të Rënda ka marrë të pandehur 7 persona, si pjesë e grupit te strukturuar kriminal.

Këtyre personave, Prokuroria për Krime të Rënda u atribuon në total 38 akuza.

  1.    Julian Sinanaj, dtl. 1983, akuzohet për 15 vepra penale

1).“Vrasje me paramendim për interes” kundër shtetasit Sokol Veizi, e kryer në  bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal me të pandehurit  Erjon Mëhillaj, Genis Mëhillaj, Ndriçim Gjokona, vepër penale e parashikuar nga nenet 78/2 i K.Penal e 28/4;

2).“Mbajtje pa leje e armëve luftarake”, parashikuar nga nenï 278/2;

3).”Sigurimi i Kushteve dhe i mjeteve materiale” për të kryer vrasjen e shtetasit M.L (inicialet janë të ndryshuara), vepër e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal me të pandehurit Genis Mëhillaj, Erjon Mëhillaj, Ndriçim Gjokona dhe në bashkëpunim me të pandehurin Marjon Mitro, vepra penale të parashikuar nga nenet 80 e 28/4 te K.Penal;

4). “Mbajtje pa leje e armëve luftarake”, parashikuar nga neni  278/2 K.Penal ;

5). “Vepra me qëllime terroriste”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal me të pandehurin Andon (alias Erjon) Mëhillaj, që kanë shkaktuar shkatërrimi serioz të pronës private, si dhe kane synuar vrasjen e ish-Drejtorit Përgjithshëm të ALUIZNI-t, z.Ardian Kollozi, vepra të parashikuara , neni 230 gërma “a” dhe ”m” të K.Penal;

6). “Prodhim dhe mbajtje pa leje të lëndëve plasëse”,  neni 278/1 i K.Penal;

7).”Vrasje me paramendim për interes” të shtetasit Agron ÇELA, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal me të pandehurin Andon (alias Erjon Mëhillaj) parashikuar si krim nga neni 78/2 i K.Penal;

8).”Mbajtje pa leje në ambiente publike të armëve luftarake”, neni 278/4 i K.Penal

9).”Vepra me qellim terroriste” mbetur ne tentative kryer në bashkëpunim me Marjon Mitron që ka synuar vrasjen e shtetasit Besnik Dervishi ish prefekt i Qarkut të Vlorës, neni 230-22 -25 germa “a” të K.Penal;

10).”Prodhim, mbajtje dhe shitje të lëndëve plasëse”, konkretisht të  lëndës plasëse që është vendosur në automjetin e Z. Besnik Dervishi neni 278/3;

11).”Prodhim dhe mbajtjes pa leje në ambiente publike të armëve e municionit luftarak” që i janë sekuestruar gjatë kontrollit personal në momentin e arrestimit shtetasit Julian Sinanaj, armë që janë blerë tek Albin MEXHA, parashikuar nga neni neni 278/4 i K.Penal;

12).”Sigurim i kushteve dhe burimeve të tjera materiale për të kryer vrasjen” të shtetasit Pirro Bare, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal me shtetasit Genis Mëhillaj, Ndriçim Gjokona dhe në bashkëpunim me shtetasin Ilir KARCINI, vepra penale të parashikuara si krim nga nenet  80 e 25  e 28/4  te  K.Penal;

13.) “Prodhim dhe mbajtje pa leje në sasi të mëdha, më shumë se një herë të armëve, municionit luftarak lëndëve plasëse”,  neni 278/5 i K.Penal;

14). “Pjesëmarrje në Grup të strukturuar kriminal”,  neni 333 “a” i K.Penal dhe;

15) “Kryerja e veprave nga Grupi i strukturuar kriminal”, neni 28/4 e 334 K.Penal

 

II. Andon ( alias Erjon ) Mëhillaj,i dtl. 1975, akuzohet për 6 vepra penale

1).“Vrasje me paramendim për interes” kundër shtetasit Sokol Veizi, vepër penale e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, me të pandehurit Julian Sinanaj, Genis Mëhillaj, Ndricim Gjokona, vepër penale e parashikuar nga nenet 78/2 i K.Penal e 28/4;

2).”Sigurim i kushteve dhe i mjeteve materiale” për të kryer vrasjen e shtetasit M.L (inicialet janë të ndryshuara), vepër e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal me të pandehurit Julian Sinanaj, Genis Mëhillaj, Ndricim Gjokona dhe në bashkëpunim me shtetasin Marjon MITRO, vepra penale të parashikuar nga nenet 80 e 28/4 te K.Penal

3). “Vepra me qëllime terroriste”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal me të pandehurin Julian SINANAJ që kanë shkaktuar shkatërrim serioz të pronës private, si edhe kanë synuar vrasjen e ish Drejtorit të Përgjithshëm të ALUIZNIT, z..Ardian Kollozi, vepra të parashikuara, neni 230 germa “a” dhe ”m” të K.Penal;

4) “Vrasje me paramendim për interes” të shtetasit Agron ÇELA, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal me të pandehurin Julian Sinanaj, parashikuar si krim nga neni 78/2 e 28/4 te K.Penal;

5). “Pjesëmarrje në Grup të strukturuar kriminal” neni 333/ “a” i K.Penal; dhe

6). “Kryerja e veprave nga Grupi i strukturuar kriminal”, neni 28/4 dhe 334 i K.Penal;

III. Genis (alias Gentjan) Mëhillaj, i dtl. 1970, akuzohet për 5 vepra penale 

1).“Vrasje me paramendim për interes” kundër shtetasit Sokol Veizi, vepër penale e kryer në  bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal me të pandehurit Julian Sinanaj, Andon (alias Erjon) Mëhillaj, Ndriçim Gjokona, vepër penale e parashikuar nga nenet 78/2 i K.Penal e 28/4 të K.Penal;

2).”Sigurim i Kushteve dhe i mjeteve materiale” për të kryer vrasjen e shtetasit M.L (inicialet janë të ndryshuara), vepër e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal me të pandehurit Julian Sinanaj Andon Mëhillaj, Ndriçim Gjokona  dhe në bashkëpunim me shtetasin Marjon MITRO, vepra penale të parashikuara nga nenet 80 e 28/4 të K.Penal;

3).”Sigurim i kushteve dhe i mjeteve materiale” për të kryer vrasjen e shtetasit Pirro Bare,   vepër e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal me të pandehurit Julian Sinanaj, Ndriçim Gjokona dhe në bashkëpunim me shtetasin Ilir Karcini vepra penale të parashikuara nga nenet 80 e 28/4 të K.Penal;

4).”Pjesëmarrje  në  Grup të strukturuar kriminal”  neni 333 germa “a” i K.Penal;

5).”Kryerja e veprave nga Grupi i strukturuar kriminal”, neni 28/4 dhe 334 i K.Penal;

IV. Ndriçim Gjokona i dtl. 1983 , akuzohet për 7 vepra penale

1). “Vrasja me paramendim për interes” kundër shtetasit Sokol Veizi,  vepër penale e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal me te pandehurit  Andon (alias Erjon) Mëhillaj, Genis (alias Gentjan) Mëhillaj, Julian Sinanaj, parashikuar nga nenet 78/2 i K.Penal e 28/4 të K.penal;

2).”Sigurim i Kushteve dhe i mjeteve materiale” për të kryer vrasjen e shtetasit M.L (inicialet janë të ndryshuara), vepër e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal me të pandehurit Genis Mëhillaj, Erjon Mëhillaj, Julian SINANAJ dhe në bashkëpunim me shtetasin Marjon MITRO, vepra penale të parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të K.Penal;

3).”Mbajtje pa leje e armëve luftarake”, parashikuar nga neni  278/2 K.Penal;

4).”Prodhimi dhe mbajtje pa leje në ambiente publike të armëve e municionit luftarak” që i ka blerë te shtetasi Albin MEXHA dhe i janë dorëzuar Julian Sinanajt, parashikuar nga neni 278/4 i K.Penal

5). “Sigurimi i kushteve dhe burimeve të tjera materiale për të kryer vrasjen” të shtetasit Pirro Bare, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal me shtetasit Genis (alias Gentjan) Mëhillaj, Julian SINANAJ dhe në bashkëpunim me shtetasin Ilir Karcini, vepra penale te parashikuar si krim nga nenet  80 e 28/4  te  K.Penal;

6).”Pjesëmarrje në  Grup të strukturuar kriminal”, neni 333 “a” i K.Penal; dhe

7) “Kryerje e veprave nga Grupi i strukturuar kriminal”, neni 28/4 e 334 K.P;

V. MARJON MITRO, i dtl.. 1972, akuzohet për 3 vepra penale

1). “Sigurimi i Kushteve dhe i mjeteve materiale” për të kryer vrasjen e shtetasit M.L (inicialet janë të ndryshuara), vepër e kryer në bashkëpunim me të pandehurit Julian Sinanaj, Genis (alias Gentjan ) Mëhillaj, Andon (alias Erjon) Mëhillaj, Ndricim Gjokona, vepra penale e parashikuar nga nenet 80 e 25 të K.Penal;

2). “Vepra me qëllime terroriste” mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim me Julian Sinanajn, që kanë synuar vrasjen e shtetasit Besnik Dervishi ish- prefekt i Qarkut të Vlorës ,neni 230-22 -25 germa “a” të K.Penal

3).”Prodhimi, mbajtja në ambiente publike dhe shitje të lëndëve plasëse” konkretisht të  lëndës plasëse që është vendosur në automjetin e Z. Besnik Dervishi neni 278/4

VI. ALBIN  MEXHAJ, i dtl. 1985, akuzuar për 1 vepër penale

1).”Trafikim i armëve dhe municionit luftarak”, ku në tre raste u ka shitur armë dhe  municion luftarak të pandehurve Julian Sinanaj dhe Ndriçim  Gjokona, duke konsumuar kështu veprën penale të parashikuar nga neni 278/a 1 i K.Penal;

VII. Ilir KARÇINI, i dtl. 1969 , akuzuar për 1 vepër penale

1)    “Sigurim të kushteve dhe mjeteve materiale” për kryerjen e vrasjes së shtetasit Pirro Bare, vepër kjo e kryer në bashkëpunim me të pandehurit Julian Sinanaj, Genis Mëhillaj dhe Ndriçim Gjokona  parashikuar nga neni 80 e 25 i K.Penal;