Ndërron jetë personi që i vuri flakën vetes pranë Ministrisë së Jashtme

261
Sigal

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Tiranë në orët e pasdites, ku një person u raportua se po digjej.Në vendngarje kanë mbërritur shërbimet e Komisariatit nr. 1Aktualisht dyshohet se personi është djegur në një shkallë të tillë që ka humbur jetën.Sipas burimeve të Policisë, personi mendohet të jetë një endacak.Ngjarja ka ndodhur pranë urës së Lanës, pranë Ministrisë së Jashtme.

NJOFTIMI I POLICISË

Me datë 12.11.2020, rreth orës 18:18, tek bulevardi “Zhan D’ark’, një person ende i paidentifikuar, dyshohet se nga pakujdesia, ka marrë flakë edhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.