Imzot George Frendo infektohet me Covid, mjekët e shtrojnë në spital

321
Sigal

Imzot George Frendo është testuar pozitiv me koronavirus.Mësohet se Imzot George Frendo ka qenë për disa ditë në monitorim mjekësor dhe mbrëmjen e sotme me rekomandimin e mjekëve është shtruar në spital, për shkak të disa komplikacioneve respiratore gjatë ditës.

Njoftimi i plotë:

Ju njoftojmë se SH.T. Imzot George Frendo O.P., Arqipeshkëvi i Tiranë-Durrësit e njekohësisht Presidenti i Konferences Ipeshkvore të Shqipërisë, ka qenë për disa ditë në monitorim mjekësor për shkak se ka rezultuar pozitiv me Covid 19.

Me rakomandimin e mjekëve, në mbrëmjen e ditës së sotshme, është vendosur që Imzot Frendo të shtrohet në Spital, për shkak të disa komplikacioneve respiratore gjatë ditës.

Ju kërkojmë lutjet tuaja për Imzot Frendon dhe i urojmë atij shërim sa më të shpejtë.