Ndërron jetë në spitalin Infektiv 71-vjeçarja, shkon në gjashtë numri i viktimave nga Covid-19

320
Sigal

Mbrëmjen e sotme, ka ndërruar jetë një 71 vjeçare, si pasojë e koronavirusit Covid-19.

71 vjeçarja vuante edhe nga hipertensioni. Pas infektimit me Covid-19, ajo ishte shtruar në spitalit Infektiv dhe gjendej në terapi intensive, me frymëmarrje të drejtuar (respirator). Gjendja e saj u përkeqësua dhe nuk arriti t’i mbijetojë virusit.

Vdekja e 71 vjeçares, e çon në gjashtë numrin e fataliteteve në Shqipëri, si pasojë e koronavirusit.

Deklarata e Ministrisë së Shëndetësisë:

Gjatë mbrëmjes së sotme ndërroi jetë një paciente 71-vjeçare nga Tirana, e konfirmuar me COVID-19, e shtruar në spitalin Infektiv, në terapi intensive, në frymëmarrje të drejtuar (respirator).
Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 71-vjeçarja me hipertension, e shtruar prej 7 ditësh në spitalin Infektiv, nuk arriti të mbijetojë.
71-vjeçarja është viktima e gjashtë e prekur nga COVID-19 në Shqipëri.
Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerës dhe i bën thirrje dhe një herë qytetarëve të respektojnë me shumë rigorozitet rregullat e distancimit social dhe të telefonojnë 127 në rast se kanë shenja të sëmundjes.